Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përfundim e sipër të numërimit të votave.
Tashmë në komunën e Lipjanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 80 vendvotime.
Në këtë komunë prin me 37.90% LDK-AKR-Alternativa, pas saj radhitet PDK-AAK-Nisma me 32.17% dhe e tret është Lëvizja Vetëvendosje me 22.88%.
Edhe në komunën e Vushtrrisë ka përfunduar numërimi i votave, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas numërimit zyrtar të votave nga KQZ, Vetëvendosje ka dalë partia e parë në Vushtrri, me 9.593 vota të fituara, vetëm shtatë më shumë se koalicioni PDK-AAK-NISMA.
PAN përfundoi në vendin e dytë në Komunën e Vushtrrisë, me 9.486 vota. Në vendin e tretë në këtë komunë doli koalicioni LDK-AKR, i cili fitoi 5.647 vota. /Telegrafi/
VUSHTRRI
LIPJAN