Telegrafi

Përfundon numërimi i votave në Gjilan, fiton LVV

Në komunën e Gjilanit janë numëruar 100 % e votave apo 129 vendvotime sa kanë qenë në këtë komunë.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Gjilan me 39.70%, apo 17 mijë e 864 qytetarë i kanë dhënë votën LVV-së.

E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 27.15%, apo 12 mijë e 217 vota.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 18.17%, apo 8 mijë e 177 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 7.20%, apo 3 mijë e 238 qytetarë e kanë votuar këtë subjekt. Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 3.48% apo 1 mijë e 565 vota./Telegrafi/