Telegrafi

Përfundon numërimi i votave me kusht, Fushë Kosova shkon në balotazh

Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta në Fushë Kosovë.

Kandidati i LDK-së Burim Berisha ka marrë më së shumti vota (103),  por as këto nuk mjaftojnë për të mos shkuar gara në balotazh.

Enver Bajçinca i LVV-së, ka fituar 71 vota.

I treti renditet Rrahim Tërnava nga PDK dhe i katërti Hasan Ismajli nga AAK.

Pas numërimit të këtyre votave, Burim Berisha dhe Enver Bajçinca do të shkojnë në balotazh.

Rezultatet e votave me kusht:

Burim Berisha (LDK) – 103

Enver Bajçinca (LVV) – 71

Rrahim Tërnava (PDK) – 53

Hasan Ismajli (AAK) – 9