Telegrafi

Përfundon ndeshja e katërt finale, Ylli është kampion i ri i Kosovës

Golden Eagle Ylli ka arritur ta mbrojë me plot sukses titullin e kampionit në elitën e basketbollit kosovar.

Skuadra nga Suhareka ka triumfuar në ndeshjen e katërt finale me rezultat 64:70 dhe me tri fitore e një humbje kanë arritur ta fitojnë titullin e kampionit në Kosovë.

Erion Kastrati ka qenë fantastik në këtë duel me 21 pikë, pesë kërcime e një asistim.

Me pikë dyshifrore ndeshjen e mbyllën edhe Tmusic (16), Graf (15) dhe Gzim Morina me 11 pikë të tjera.

Tek skuadra vendase më efikasi ishte qendra amerikane Gordon me 17 pikë e 12 kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

MVP i finales u shpall Mikaile Tmusic. /Telegrafi/