Telegrafi

Përfundon ndeshja dramatike, Osasuna dhe Barcelona ndajnë pikët

Osasuna vs Barcelona (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Osasuna dhe Barcelona kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Roben Torres në minutën e shtatë, pas asistimit që pranoi nga Brandon Llamas.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Osasunas, mirëpo e dyta kishte një skenar tjetër.

Osasuna vs Barcelona (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Blaugranasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e talentin 16-vjeçar Ansu Fatit (51’), nga asistimi që pranoi nga Charlez Perez.

Barcelona arriti ta përmbyste rezultatin me golin e shënuar nga Athur Melo në minutën e 64-të, e që sërish Perez ishte asistuesi.

Osasuna vs Barcelona (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Por, vendasit ishin tejet me fat, pasi në minutën e 79-të u akordua penallti, e që nga pika e bardhë Torres (81’) u tregua i saktë.

Pas javës së tretë, Barcelona gjendet në vendin e pestë me katër pikë, një më pak se Osasuna, derisa në javën e katërt, katalunasit do të përballen me Valencian në ‘Camp Nou’. /Telegrafi/