Telegrafi

Përfundon nata finale e Pri Film Fest, lista e plotë e çmimeve

Mbrëmja finale e Pri Film Fest, edicioni i 10-të (Foto: Arbios Kryeziu/Telegrafi)

Është mbajtur nata finale e festivalit Pri Film Fest.

Edhe këtë vit pati prurje të shumta kinematografike, shumica prej të cilave përfunduan të shpërblyera me çmime në finalen e mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Mbrëmja finale e Pri Film Fest, edicioni i 10-të 

Emra të shumtë nga fusha e artit u panë të pranishëm në mbrëmjen finale, e cila kurorëzoi edicionin e 10-të të Pri Film Festit.

Pas një jave të gjatë dhe premierash të transmetuara ekskluzivisht në kinematë e Teatrit, juria vendosi që të shpall fituesit e çmimeve të sivjetme në kategoritë përkatëse.

Dhe në fund, me “Hyjneshë të Artë” nga Vanessa Redgrave befaisht u u shpërblyen dy drejtorët e festivalit, Vjosa dhe Fatos Berisha!

Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në Pri Film Fest:

“Çmimi ndërkombëtar për një film/aktor kosovar” shkon për Genc Salihu për rolin e tij në filmin “Martesa”.
Çmimi për regjisorin më të mirë të filmave ballkanik shkon për Stevan Kumandarev për regjinë e filmit “Directions”, Bullgari.
Çmimi “Aktorja më e mirë” (Ballkan) shkon për Silma Mahmuti, aktoren e “The Witch Hunter”, Serbi.
Çmimi “Aktori më i mirë” (Ballkan) shkon për aktorin e “Histori majë kulmi”, Xhevdet Doda, Kosovë.
Çmimi special i jurisë shkon për filmin “Anchor and Hope”, Spanjë.
Filmi më i mirë i programit të filmave evropian zgjedhet filmi “Wajib”, Palestinë, me regji të Annemarie Jacir.
Filmi më i mirë i programit të filmave të metrazhit të mesëm shpallet filmi “Éclair”, Maqedoni.
Filmi fitues i programit të filmave dokumentarë shpallet filmi “Mr.Gay Syria”, Turqi.
Filmi fitues i zgjedhur nga programi i filmave studentorë shpallet filmi “Dielli”, Kosovë/Itali, nga Mjellma Istrefi.
Fituesi i zgjedhur nga juria e mediave për këtë edicion të PriFest-it është filmi “Anchor and Hope”, Spanjë.
Fituesi i zgjedhur nga juria FIPRESCI për filmin më të mirë ballkanik është filmi “Directions”, Bullgari, me regji të Stefan Kumandarev.
Juria e pavarur e studentëve të Kosovës në programin e filmave të metrazhit të mesëm shpall fitues filmin “Mary”, Kroaci.
Fituesi i çmimit për gradim të ngjyrave është “Looking for Venera”, Kosovë.
Fituesi i çmimit të shërbimeve ‘Audio Post-produksion’ është “Money for a funeral”, Bullgari.
Çmimi “Vanessa Redgrave Best Pitch” shkon për “The Walnut Tree”, me regji të Feysal Soyal. /Telegrafi/