Telegrafi

Përfundon mozaiku me dy ton fara i Rita Orës (Foto/Video)

U raportua ditë më parë se artisti Alkent Pozhegu nga Gjakova ishte duke realizuar një mozik gjigant me dy ton fara, i cili në fokus kishte portretin e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Ky punim i tij artistik ka përfunduar, dhe është ekspozuar në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë.

Për të realizuar këtë mozaik Alkentit i janë dashur 2 mijë kilogramë fara si dhe 11 orë, ndërsa me këtë punim ai synon të thyejë edhe një rekord Guinness.

Lexo po ashtu Rita Ora jep një mesazh për zgjedhjet (Foto)

I gjithë portreti i këngëtares i punuar me fara ka zënë një hapësirë prej 300 metrash katrorë. /Telegrafi/

Përfundon mozaiku i Rita Orës me dy tonë fara, nga artisti gjakovar Alkent Pozhegu