U raportua ditë më parë se artisti Alkent Pozhegu nga Gjakova ishte duke realizuar një mozik gjigant me dy ton fara, i cili në fokus kishte portretin e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora.
Ky punim i tij artistik ka përfunduar, dhe është ekspozuar në Palestrën Sportive “Shani Nushi” në Gjakovë.
Për të realizuar këtë mozaik Alkentit i janë dashur 2 mijë kilogramë fara si dhe 11 orë, ndërsa me këtë punim ai synon të thyejë edhe një rekord Guinness.
I gjithë portreti i këngëtares i punuar me fara ka zënë një hapësirë prej 300 metrash katrorë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8QBX2nITXps