Telegrafi

Përfundon marrëveshja me OKTA-n, çmimet e naftës do të vendosen me rregulla të reja

Sot ka përfunduar marrëveshja me OKTA-n, me çka me rregulla të vërtetuara vendosej çmimi i derivateve të naftës për tregun e vogël në Maqedoninë e Veriut.

Deri tani, çmimet e derivateve janë formuar në bazë të dispozitave të paraparë nga Aneksi D i marrëveshjes me OKTA-n, ku si faktor kyç merrej parasysh dhe çmimi i prodhimit.

Nga sot Komisioni Rregullator për Energjetikë do të vërtetojë çmimin e naftës dhe derivateve të naftës me rregulla të reja, të cilat janë vërtetuar në metodologjinë e re. Mirëpo të njëjtat nuk kanë hyrë në fuqi, edhe pse të njëjtat kishin kaluar në Kuvend, presidenti Ivanov kishte refuzuar t’i nënshkruajë.

Vendimet e reja për çmime të reja të naftës do të duhen të publikohen më 13 maj, mirëpo nuk dihet nëse do të llogariten me metodologjinë e re pasi presidenti i ri do të inaugurohet më 12 maj.