Kriza e pengjeve në qytetin ukrainas të Lutskit, ka përfunduar pas disa orësh bisedimesh me rrëmbyesin dhe lirimin e të gjitha pengjeve.
Ministri i Brendshëm i këtij vendi, Arsen Avakov postoi fotografi në Twitter teksa shihet sulmuesi i shtrirë në tokë gjersa nuk janë lënduar asnjë nga pengjet e marra.
Rrëmbyesi thuhet se ka të kaluar kriminale dhe ka një histori të çrregullimeve mendore, thonë zyrtarët policor ukrainas, transmeton Telegrafi.
Луцк. Все целы! pic.twitter.com/ivB4u6sQEH
— Arsen Avakov (@AvakovArsen) July 21, 2020
Raportohet se Maxim Krovishey tashmë ishte dënuar dy herë dhe ka kaluar rreth 10 vjet prapa grilave të burgut.
Gjithashtu, dy bomba u gjetën dhe u “shpartalluan” pranë një stacioni treni në kryeqytetin Kiev, megjithëse përsëri nuk dihet nëse ka lidhje me incidentin në fjalë.
Policia tha se ai gjithashtu hodhi një granatë nga autobusi, por që ajo nuk shpërtheu sepse siguresa nuk i ishte larguar – pajisje që më vonë u trajtua nga ekspertët e eksplozivëve.
Lutsk është në veriperëndim të Ukrainës dhe është 250 milje në perëndim të kryeqytetit Kiev. /Telegrafi/
#Lutsk gunman surrenders, all hostages released
FULL VIDEO: https://t.co/1AjeSGXws4#Ukraine pic.twitter.com/sxwHTTJylt
— Ruptly (@Ruptly) July 21, 2020