Arsenali është eliminuar nga Kupa EFL duke i dhënë fund kësaj gare në fazën e çerekfinales.
Topçinjtë pësuan humbje prej 0-2 para tifozëve të vet nga Southamptoni që vazhdon kualifikimin e mëtutjeshëm.
Të dy golat e skuadrës mysafire u shënuan në gjysmën e dytë. Jordy Clasie realizoi i pari në minutën e 13-të, ndërsa Ryan Bertrand e dyfishoi epërsinë (38’).
Në këtë ndeshje u inkuadrua edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (43’, në vend të Mohamed Elneny), por as ai nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës për të pasur sukses.
Shqiptari tjetër i Arsenalit, Shkodran Mustafi, nuk ishte i ftuar për këtë sfidë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cmrBc8YuhtM
https://www.youtube.com/watch?v=_lGoUHvVucc