Site icon Telegrafi

Përfundon konferenca ndërkombëtare studentore

Konferenca Ndërkombëtare Studentore e Universitetit të Prishtinës, UPISC, ka përfunduar programin gjashtë ditor, i cili u shoqërua me prezantime, debate e ekskursione.

Udhëheqësi konferencës,Besnik Avdiaj, student i vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, deklaroi se studentët janë ambasadorët më të mirë dhe kjo u vërtetua edhe në këtë konferencë, ku me rreth 40 pjesëmarrës nga mbi 20 vende të botës, Kosova i dërgoi një mesazh të qartë botës së civilizuar.

Në një komunikatë për media, Këshilli Organizativ ka bërë të ditur se kanë pasur sfida dhe barriera, të cilat i kanë tejkaluar.

Në anën tjetër, një nga pjesëmarrëset në këtë konferencë, Alina Belikova nga Federata Ruse, shtet ky që nuk e ka njohur Kosovën, tregon se nuk ka asnjë arsye që të mos ketë bashkëpunim mes këtyre dy shteteve.

“UPISC 2016 hodhi themelet e një historie më ndryshe të universitetit më të madh në vend. Këshilli Organizativ veç sa kanë filluar të mendojnë për edicionin e radhës, i cili ka nevojë për përkrahje nga të gjithë”, thuhet në një komunikatë për media.

Exit mobile version