Mbi shtatë orë ka zgjatur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u zhvillua interpelanca e kryeministrit Hoti lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Deputetët e opozitës kritikuan ashpër ministrin Zemaj, por edhe Qeverinë, për keqmenaxhim të situatës me Covid-19 në Kosovë.
Ndërsa Qeveria u mundua të arsyetojë punën që është duke e bërë përkitazi me pandeminë.
Seanca e cila ka filluar pas orës 13:00 përfundoi pak pas orës 20:00.