Telegrafi

Përfundon huazimi i Alban Shillovës te Drenica, sulmuesi kthehet te Prishtina

(Foto: Facebook/Alban Shillova/HilliPhoto)

Pas përfundimit të huazimit te Drenica, Alban Shillova do të kthehet te klubi i Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit klubit K.F. Drenica, trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe kryetares së klubit për këtë gjysmë stinor me shumë sfida që rezultoi me përmbushjen e objektivave përfundimtare.

“Klubit i dëshiroj më shumë suksese në sezonin e ardhshëm”, ka shkruar sulmuesi në një postim në Facebook.

Gjatë edicionin 2019/2020, Shillova arriti ta gjente rrjetën 11 herë me të dyja skuadrat.

Ndryshe, pas fitores kundër Dukagjinit në xhiron e fundit, Drenica siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës në futboll edhe për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/