Site icon Telegrafi

Përfundon greva në shëndetësi

Kryesia e Federatës se Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës(FSSHK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se greva në shëndetësi ka përfunduar.

“FSSHK ne mbledhjen e mbajtur me dt. 04.02.2019 e përshëndetë miratimin e Ligjit mbi Pagat. FSSHK ndihet krenare që me propozimin dhe punën e sajë te palodhshme njëvjeçare më në fund ky Ligj u jetësua ne Parlament.

Falënderojmë të gjithë akteret qe kanë dhënë kontribut në këtë Ligj.
Punëtorët shëndetësorë përkundër disa padrejtësive (sidomos niveli bachelor) brenda koeficienteve më në fund janë ranguar në vendin e merituar.

FSShK-së i mbetet qe këto parregullsi ti rregulloj ne suaza te akteve nënligjore.

Poashtu njoftojmë opinionin e gjerë qe me vendim te Kryesisë Greva në Shëndetësi është ndërprerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version