Telegrafi

Përfundon gara për notaren e Shqipërisë, renditet e 42-ta

Ka konkurruar edhe notarja shqiptare Nikol Merizaj në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”.

Ajo ka garuar në garën e 50 metrave stil i lirë, duke mos arritur të kualifikohet për në finale, por mësohet se ajo ka vendosur një rekkord të ri kombëtar.

“Nikol Merizaj vendos rekord kombetar por nuk kualifikohet ne finale, e treta ne baterine e saj dhe e 42-ta ne renditjen e pergjithshme.

Notarja shqiptare Nikol Merizaj ka perfunduar garen e 50m stil i lire, e treta ne baterine e saj me kohen 26.21 duke vendosur keshtu rekord kombetar ne kete disipline.

Ky rezultat e rendit Nikol ne vendin e 42 nga 80 notare pjesemarrese, qe per fat te keq nuk ishte pjese e 16-shes se kualifikuar ne finale.

I urojme shume suksese Nikol ne gara te tjera,”- shkruhet në njoftimin e Komitetit Olimpik Shqiptar për garën e notares shqiptare në “Tokyo 2020”.