Ka përfunduar ëndrra e Real Madridit dhe Manchester Unitedit që ta transferojnë Leon Goretzkan.
Dy gjigantët evropianë shpresonin që mesfushori gjerman mos të rinovojë kontratën deri në vitin e ardhshëm, ku do të mbetej lojtar i lirë.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi gjerman Sport 1, marrëveshja mes lojtarit dhe Bayern Munichut është arritur për kontratën e re.
26-vjeçari ka pranuar kontratën e re pesë vjeçare e cila do të nënshkruhet në ditët në vijim dhe do ta mbajë gjermanin në Allianz Arena deri në verën e vitit 2026.
Reprezentuesi gjerman do të jetë ndër më të paguarit në klub, pasi paga e tij me kontratën e re do të jetë 15 milionë euro në vit.
Goretzka iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2018 nga Schalke 04 si transferim i lirë, derisa që nga ajo kohë është bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm te bavarezët. /Telegrafi/