Prishtina e ka mposhtur në Feronikelin kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës, me rezultat 2-1.
Vendasit e filluan mjaftë mirë takimin duke rrezikuar me anë të Menduri Hotit në minutën e pestë, që gjuajti me kokë, por topi shkoi afër portës së Eglant Haxhos.
Por, mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Gentian Muça në minutën e 31-të që u asistua nga Enis Gavazaj.
Në 45 minutat e dytë, Feronikeli arriti që të barazonte rezultatin në 1-1 me anë të Hotit (46’) që gjuajti fuqishëm me të majtën.
Mendurim Hoti kishte një shans të artë edhe në minutën e 65-të, mirëpo ishte i pafat, shkaku që topi shkoi jashtë portës.
Ishte minuta e 85-të kur Endrit Krasniqi realizoi nga penalltia, për t’ia fituar Prishtinës tri pikë mjaftë të rëndësishme për rezultatin final 1-2.
Pas javës së shtatë, Prishtina është ngjitur në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Arbëria, derisa Feronikeli është në të tetin me gjashtë sosh. /Telegrafi/