Site icon Telegrafi

Përfundon drama e pengjeve në Itali, arrestohet pengmarrësi

Policia italiane arrestoi Francesco Amato, i cili sot nën kërcënimin e thikës po mbante pengje në një postë të Pjeva Modoleno, raporton ANSA.

Para arrestimit, Amato lëshoi dy nga katër pengjet dhe deri më tash është e paqartë nëse është dorëzuar ose policia e nxori me dhunë nga posta.

Kur u shfaqën me rrëmbyesin përpara zyrës së postës, oficerët e policisë morën një shpërthim duartrokitjeje nga njerëzit e pranishëm në vend, shton agjencia.

Amato disa ditë më parë u dënua me 19 vjet burg për lidhje me mafinë.

ANSA raporton se Amato kishte kërkuar të fliste me ministrin e Brendshëm italian.

Ai është njëri nga 125 të akuzuar, të cilët u dënuan javën e kaluar në Emilia Reggia, në gjyq për përfshirjen e grupit të organizuar kriminal Ndranget nga jugu i Italisë në çështjet e rrethit të Emilia.

ANSA raportoi se Amato, kur hyri në postë, kishte thirrur: “Unë u dënova me 19 vjet”. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version