BeerFest Kosova përmbylli edhe një edicion të jashtëzakonshëm, të zhvilluar në datat: 8, 9, 10 dhe 11 korrik 2023.
Për katër netë kryeqyteti i Kosovës u ndriçua nga dritat, rinia dhe muzika e këtij festivali, që prej vitesh tashmë është kthyer në një event tradicional.
Me pjesëmarrjen e emrave të afirmuar në skenë si: Ylli Limani, Alban Skenderaj, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son e shumë të tjerë, BeerFest bëri që organizimi i sivjetmë të mbahet mend.
Sponzori gjeneral i festivalit, Biira Lasko, u kujdes që të ofronte birrën më freskuese dhe cilësore në festival për të gjithë të ftuarit, të cilët ishin mbi 26 mijë për plot katër netë të plota.
Nën slloganin “Baba k’tu”, Birra Lasko vërtetoi edhe një herë që “nuk ka nejë pa babën”. /Telegrafi/