Telegrafi

Përfundon aventura e Gresa Hotit në Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/Instagram

Banori i radhës që largohet në natën gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova është Gresa Hoti.

Modelja e njohur qëndroi brenda shtëpisë së famshme të Kosovës për më shumë se 90 ditë.

Ajo la përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, duke lënë pesë konkurrentë të tjerë për në finale: Xhulin, Stresin, Vedatin, Mbresën dhe Artanin.

Foto: Screenshot/Facebook

Përpara Gresës nga BBVK u eliminua edhe këngëtari i njohur shqiptar, Bruno Pollogati.

Lexo po ashtu Andi Artani nuk i kursen fjalët e mira për Gresën as pas daljes nga BBVK, e quan planet në vete

Ndonëse nuk ka qenë edhe aq e njohur për publikun, Gresa fitoi famë të madhe për çiltërsinë dhe pozitivetin që solli brenda.

Foto: Screenshot/Facebook

Finalja e madhe pritet të mbahet më 17 mars (e premte).

Njëri nga konkurrentët pritet që të marrë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/