Telegrafi

​Përfundon aksioni policor në Shtërpcë – krejt çka u sekuestrua

Ka përfunduar aksioni i sotëm policor i cili u zhvillua në katër lokacione të Komunës së Shtërpcës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Përmes telefonit, Maloku tha se aksioni është zhvilluar në objektin e strukturave paralele të Serbisë, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc.

Lexo po ashtu Prokurori Maloku: Aksioni i sotëm në Shtërpcë nuk lidhet me ndërtimet pa leje në Brezovicë

Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, materiale e dokumentacione.

Lexo po ashtu Aksioni policor në Shtërpcë - sekuestrohen dosjet e strukturave paralele të Serbisë

Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit zbatoi urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Ndryshe, aksioni i sotëm sipas prokurorit Maloku nuk ndërlidhet me ndërtimet pa leje në Brezovicë. /Telegrafi/