Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në veturën e personit të dyshuar afër Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është gjetur një granatë dore.
Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia.
“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia”, tha Policia.
Policia thekson se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.
Pas përfundimit të aksionit të Policisë, rruga është liruar për qarkullim.
Ndryshe, sot rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. /Telegrafi/