Këngëtarja Era Istrefi është duke qëndruar këto ditë në Kosovë.
Ajo është duke realizuar këngë të re me motrën e saj, Norën, që do të shënojë pas një kohe të gjatë rikthimin e saj me një këngë në shqip.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin Nora dhe Era do të shfaqen mjaft atraktive dhe tërheqëse.
Ka qenë Era ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, ku tregon se si do të duket në klipin e ri.
Me plot shkëlqim dhe si një bionde atraktive, Era duket se është gati të marrë vëmendjen e të gjithëve në projektin e ri muzikor.
Përndryshe, javë më parë ajo ka sjell edhe një këngë për tregun internacional, të titulluar “Selfish”, e cila erdhi në bashkëpunim me Dimitri Vegas & Like Mike, dhe u prit shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/