Site icon Telegrafi

Përfundojnë kërkimet për avionin e rrëzuar në Indonezi

Kërkimet rreth avionit të pasagjerëve të rrëzuar më 29 tetor në Indonezi, kanë përfunduar pasi që nuk është arritur deri tek më shumë kufoma.

Drejtori Operacional i Agjencisë Kombëtare për Shpëtim dhe Kërkim (BASARNAS), Suryo Aji, në deklaratën e tij njoftoi se kanë përfunduar aktivitetet për kërkim pasi që nuk kanë arritur deri tek më shumë kufoma ose pjesë të avionit, gjatë punimeve të bëra në rajon.

Ai tha se gjatë 13 ditëve që kanë punuar në rajon nga pjesët mortore që kanë dërguar në spital janë identifikuar 79 persona.

Lexo po ashtu Aeroplani me pasagjerë rrëzohet në det pas nisjes nga Xhakarta

Ndërkohë kompania ajrore Lion Air ka filluar që për çdo viktimë t’i paguajë 85 mijë dollarë amerikanë familjeve të tyre.

Lexo po ashtu Gjenden trupat e 104 viktimave të aksidentit ajror në Indonezi

Boeing 737 MAX 8 me 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua më 29 tetor, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang të ishullit Sumatra, duke shkuar për në Xhakarta. /Telegrafi/

Exit mobile version