Këtë fundjavë, ekipet e Qytetit të Shkupit finalizuan fazën e parë të zgjerimit dhe rikonstruimit të sheshit “Nikolla Karev”, e njohur si “Rruga e Plastikës”, e cila i jep Shkupit një rrugë tjetër moderne që ka katër korsi, shteg për biçikleta dhe një shteg për këmbësor dhe gjelbërim, thonë autoritetet e qytetit.
“Në periudhën e kaluar është punuar në mënyrë intensive për rikonstruimin dhe zgjerimin e sheshit i cili ka rëndësi të madhe në komunikacionin e Shkupit sepse lidh 4 komuna – Gazi Babës, Çairit, Qendrës dhe Karposhit. Prandaj, ky rikonstruktim është veçanërisht i rëndësishëm dhe me interes të veçantë për qytetarët që në një numër të madh lëvizin dhe kalojnë çdo ditë në këtë pjesë të ngjeshur të qytetit”, shtohet deklarata.
Punimet e ndërtimit këtë fundjavë u kryen në shtrirje nga kryqëzimi me rrugën “Samoilova” pranë Ambasadës Amerikane, në hyrje të kazermës “Ilinden”, dhe me rikonstruimin e rrugës nga kryqëzimi Bitpazar në një gjatësi totale prej 1.440 metrash, Shkupi mori një tjetër zgjidhje të re të shesheve./Telegrafi/