Më shumë se një orë e gjysmë zgjati takimi mes përfaqësuesve të OBRM-PDUKM-së dhe zv.ndihmësit të sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së me makinë doli nga Klubi i deputetëve ku edhe u mbajt takimi dhe nuk ndaloi për deklarata para gazetarëve.
Deklaratë nuk dhanë as deputetët Aleksandar Nikollovski dhe Vllatko Gjorçev, të cilët paralajmëruan komunikatë nga partia për një kohë të shkurtë./Telegrafi/