Anëtarët e NATO-s kanë vendosur që Rusia duhet të bashkëpunojë plotësisht në një hetim të paanshëm mbi helmimin e pretenduar të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Hetimi do të drejtohet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, transmeton Telegrafi.
Gjermania, ku Navalny u transferua për trajtim, njoftoi se ai ishte helmuar me agjentin nervor “newbie”, kujton deutchewelle.
After an urgent meeting of #NATO ambassadors to discuss the poisoning of Alexei Navalny, Sec Gen @jensstoltenberg says "NATO allies agree that Russia now has serious questions it must answer."
They urge Moscow to cooperate with an investigation by the OPCW. pic.twitter.com/nyAkH5cUQz
— Teri Schultz (@terischultz) September 4, 2020
Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ende nuk ka prova se është kryer një krim.
“Çdo përdorim i armëve kimike tregon mosrespektim të plotë për jetën njerëzore dhe është një shkelje e papranueshme e normave dhe rregullave të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ndryshe, lideri opozitar dyshohet se ishte helmuar me rastin e pirjes së një gote çaji para fluturimit drejt Moskës nga aeroporti i Siberisë. /Telegrafi/