Pas leximit të aktgjykimit të shkallës së parë, përfundoi seanca prej 10 orësh për ankesën për dënimin me dy vjet burg për kryeministrin Nikola Gruevski.
Gjykimi kaloi me shumë pausa për shkak katër kërkesave të mbrojtjes për ndryshimin e këshillit gjykues, kryetarit dhe zv. kryetarit të Gjykatës së Apelit të cila u refuzuan.
Gjyqtarja dënimin për rastin “Tanku” e lexoi për plotë dy orë.
Kryetarja i Këshillit Gjykues, Cvetanka Peshiq, seancën e ardhshme për ankesën me aktgjykimin e shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovskin e caktoi për 5 shtator ku të dënuarit do të shpjegojnë ankesat e paraqitura. /Telegrafi/