Mbi 50% nga 19,458 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore në Gjevgjeli morën pjesë në referendumin e sotëm, njoftojnë nga Komisionet Zgjedhore e 37 vendvotimeve. Me këtë referendumi për hapjen e xeheroreve ka përmbushur kushtin që të jetë i vlefshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal dalja në votim ka qenë 58% dhe nuk është paraqitur asnjë parregullsi apo problem në vendet e votimit.
Referendumin në Gjevgjeli e inicoi iniciativa “Shpëtim për Gjevgjelinë”, ndërsa vendimin për mbajtjen e solli Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë. Qytetarët janë përgjigjur për pyetjen se a duhet të lejohet hapja e xeheroreve në bjeshkët e Kozhufit.
Rezultatet përfundimtare nga referendumi pritet të dalin pas orës 20:00./Telegrafi/