Telegrafi

Përfundoi referendumi në Bogdanci, rezultatet priten në orën 21

Në Komunën e Bogdancit ka mbaruar votimi në referendumin për minierën në Kazandol. Sipas të dhënave të Komisionit Komunal Zgjedhore, deri në orën 18 dalja e qytetarëve ka qenë 55,9%, që do të thotë se referendumi është i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet e nga referendumi priet të publikohen rreth orës 21:00.

Banorët e Bogdancit sot në referendum votuan për çështjen e ndërtimit të minierës së bakrit në Kazandol dhe për hapjen e minierave tjera në territorin e qytetit./Telegrafi/