Site icon Telegrafi

Përfundoi në Maqedoni dita e parë e samitit për afarizëm, lidership dhe inovacion

Përfundoi dita e parë e Samitit – Platforma për trasnferimin e dijes në sferën e afarizmit, lidershipit dhe inovacionit, ku u tha se Maqedonia ka mundësi për zhvillim të teknologjive të reja dhe për zhvillimt të burimeve të reja energjetike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto burime energjetike të rinovueshme përfshihen hidoripotenciali, dielli dhe era, ndëerkaq konsiderohet se Maqedonia ka mjaftueshëm mundësi për shfrytëzimin e diellit, pyjeve, por edhe deponive për përfitimin e biomasës, që mund të transferohen në lëndë djegëse bio.

Investimi në energjitë e rinovueshme është më e shtrenjtë se ajo e lëndëve djegëse fosile, por me rëndësi është se me energjitë e rinovueshme bëhet mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe zhvillimit të shoqërisë.

Samiti vazhdon nesër, ndërkaq do të flitet për temën e integrimit rajonal ekonomik evropian, të ardhmen e lëvizshmërisë së mençur, sipërmarrësinë në përdorimin e burimeve të rinovueshme, rolin e grave si lidere në të ardhmen e qëndrueshme, si edhe ndryshimi në botë, përmes teknologjisë inovative./Telegrafi/

Exit mobile version