Site icon Telegrafi

Përfundoi koncerti madhështor i Ritës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Rita Ora i ka argëtuar mijëra njerëz që kanë dalë në qendër të Prishtinës për ta festuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për ditën kur u shënuan 10 vjet shtet, ishte përgatitur një eveniment i madh muzikor, të cilin e zbukuroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Rita është shfaqur në skenë rreth orës 22:00 dhe e ka nisur performancën e saj me këngët “I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light”.

Lexo po ashtu GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH ARDHJES SË RITA ORËS NË KOSOVË

Më pas këngëtarja ka vazhduar me interpretimin e hiteve të saja, duke nisur nga këngët të cilat e bënë të famshme e deri te hitet e reja.

27-vjeçarja iu shpesh iu drejtonte publikut në gjuhën e saj amtare, në gjuhën shqipe.

Ndërkaq, edhe veshja e saj është lidhur pikërisht këtë ditë të rëndësishme – ajo ishte paraqitur kuq e zi në skenë.

Me një spektakël fishekzjarrësh ka përfunduar koncerti i Ritës, ndërkohë që njerëzit vazhdonin ta shijonin atmosferën e bukur të krijuar në kryeqytet.

Edhe gjatë ditës së nesërme janë paraparë një sërë aktivitetesh për nder të përvjetorit të dhjetë të shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version