Prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska përfundoi procedurën hetimore, përkatësisht janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e dëshmive kundër Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski. Të tre dyshohet për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gorçevska dhe Pançe Zhezhovski.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, të dyshuarit janë njoftuar se ka përfunduar hetimi dhe kanë 15 ditë afat, nëse kanë dëshmi t’i parashtrojnë te prokurorja.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga prokuroria për sigurimin e dëshmive kundër të gjithëve, përveç personi që u ekstradua më parë. Të pandehurit janë njoftuar se hetimi ka përfunduar dhe kanë afat prej 15 ditëve që të parashtrojnë dëshmi nëse kanë”, thonë nga Prokuroria.
Gjatë javës së ardhshme, Palevski duhet të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake të deklarohet në lidhje me paraburgimi që iu caktua në mungesë.