Ka përfunduar edicioni i dhjetë i festivalit ndërkombëtar të filmit, “Prishtina Film Fest” 2018.
Në edicionin jubilar, fitues i çmimit kryesor të festivalit u shpall “Men don’t cry” me regji të Alen Drleviqit, i cili u shpall si filmi më i mirë i Ballkanit.
Aktori më i mirë në këtë kategori garuese u shpall aktori Xhevdet Doda, për rolin e tij në filmin “Roftoop story”.
Aktorja më e mirë u shpall 15-vjeçarja nga Serbia, Silma Mahmuti, për rolin e saj në filmin “The Witch Hunter”. /21Media/