Site icon Telegrafi

Përfundimi i sezonit turistik rritet papunësinë në Spanjë

Numri i të regjistruarve si të papunë në Spanjë është rritur në Tetor për të tretin muaj radhazi. Këto shifra vijnë pasi sezoni turistik ka mbaruar, dhe njerëzit të punësuar nëpër hotele, restorante dhe në zona të tjera të shërbimit, kanë humbur punët e tyre.

Spanja përfitoi nga një numër rekord turistësh në muajt e verës, duke mbajtur ekonominë e qëndrueshme përpara zgjedhjeve parlamentare në dhjetor. Por, varësia në sektorin e turizmit, që ofron 11 për qind të prodhimit kombëtar, e ekspozon Spanjën në lëkundje sezonale në tregun e punës. Numri i të papunëve u rrit në thuajse 82 mijë njerëz në tetor.

Një sondazh nga instituti ndërkombëtar i Statistikave, tregoi se norma e papunësisë në Spanjë po shënon një nivel të ulët 4 vjeçar në 21.2 për qind për tremujorin e tretë. Qeveria ka pranuar se po përballet me një deficit më të madh se ç’pritej në sistemin e sigurimeve shoqërore këtë vit.
Por, pavarësisht skepticizmit nga Brukseli, Qeveria thotë se taksa mbi të ardhurat mund të plotësojë mangësitë, duke bërë që deficiti publik në fund të vitit të arrijë në 4.2 për qind të prodhimit. /Telegrafi/

Exit mobile version