Telegrafi

Përfshirja e policëve në vepra penale, në aksionin në Gjakovë po merr pjesë edhe Dogana e Kosovës

Një numër i madh i zyrtarëve policor po dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare si dhe për marrje të ryshfetit.

Në kuadër të kësaj sot në mëngjes Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë nisur një aksion në rajonin e Gjakovës dhe në disa pika kufitare.

Pjesë e këtij aksioni është edhe Dogana e Kosovës. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Lexo po ashtu Aksion ndaj një numri të zyrtarëve policorë, dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës

Stavileci tha se Dogana është duke i asistuar IPK-së.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me IPK-në për të marrë detaje të reja lidhur me aksionin, por të njëjtit kanë deklaruar se së shpejti do të dalin me komunikatë për media.

Ndryshe aksioni është duke vazhduar ende. /Telegrafi/