Një numër i madh i zyrtarëve policor po dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare si dhe për marrje të ryshfetit.
Në kuadër të kësaj sot në mëngjes Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë nisur një aksion në rajonin e Gjakovës dhe në disa pika kufitare.
Pjesë e këtij aksioni është edhe Dogana e Kosovës. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Stavileci tha se Dogana është duke i asistuar IPK-së.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me IPK-në për të marrë detaje të reja lidhur me aksionin, por të njëjtit kanë deklaruar se së shpejti do të dalin me komunikatë për media.
Ndryshe aksioni është duke vazhduar ende. /Telegrafi/