Telegrafi

I përfshirë në krizën mes Icardit dhe Wanda Naras – Eros Ramazzotti thyen heshtjen teksa flet për raportin me gruan e futbollistit

Gjatë ditëve të fundit është përfolur mjaft shumë marrëdhënia e futbollistit Mauro Icardi dhe bashkëshortes të tij, Wanda Nara.

Çifti, të cilët kanë së bashku tre fëmijë, duket se kanë ndarë rrugët më njëri-tjetrin pasi ylli i PSG-së raportohet ta ketë tradhtuar bionden me modelen China Suarez.

Megjithatë, i përfshirë në krizën mes çiftit thuhet se është edhe ikona e muzikës italiane, Eros Ramazzotti.

Wanda Nara dhe Eros Ramazzotti

Ky i fundit ka thyer heshtjen duke sqaruar raportin dhe romancën e aluduar me gruan e futbollistit të njohur argjentinas.

“Edhe një herë e gjej veten të detyruar të mohoj disa thashetheme surreale në lidhje me sferën time private. Me Wanda Nara kam një lidhje njohjeje që ka rreth një dekadë. Për një kohë kemi ndjekur edhe të njëjtën palestër në Milano, në zonën e San Siros”, tha Eros Ramazzotti , një tifoz i njohur i Juventusit dhe tifoz i madh i futbollit.

Lexo po ashtu Telenovela Mauro Icardi dhe Wanda Nara, futbollisti heq nga Instagrami bashkëshorten e tij

“Ajo ka qenë dhe është një fanse e imja dhe ka një vlerësim e respekt të madh mes nesh. Ndaj u ndjeva i detyruar ditët e fundit të shpreh solidaritetin tim në këtë moment të dhimbshëm dhe kompleks të jetës suaj. Lajmet që qarkullojnë në rrjet dhe në disa gazeta në lidhje me marrëdhënien time me Naran janë totalisht të pabaza, por edhe të pahijshme”, shtoi Eros Ramazzotti.

Wanda Nara dhe Eros Ramazzotti

Icardi këto ditë kishte hequr edhe nga lista e ndjekësve partneren e tij, Wanda Naran. /Telegrafi/