Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri shtëpia e reperit Sin Boy në Prishtinë

Sin Boy (Foto: Gigi/YouTube)

Reperi shqiptar Sin Boy, i cili u bë i njohur falë bashkëpunimit të tij me Rina Balajn, është përballur me një ngjarje të pakëndshme pasditen e së enjtes.

Kjo pasi shtëpia në të cilën ai banon në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes dy videove të publikuara në InstaStory, ku ka treguar se e ka marrë me sportivitet ngjarjen pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur.

Ai madje shkruan me ironi se kjo ka qenë “efekti” që ka shkaktuar kënga e tij e re në përgatitje, e cila titullohet “Juju”.

Ndërkohë nga pamjet, shihet se ka pasur vetëm dëme materiale, dhe se në vendin e ngjarjes janë lajmëruar edhe zjarrfikësit.

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

“Ju njoftoj se rreth ores 13:25 është raportuar se është duke u djegur një kulm i shtëpisë në rrugën “24 Maji”. Policia ka dal menjëherë në vend të ngjarjes ku kanë raportuar se një njësi e zjarrfikësve janë duke e lokalizuar zjarrin, i cili është në kulm të kësaj shtëpie dhe nuk ka rrezik të përhapjes së mëtejme të zjarrit Nuk ka pasur rrezik për ndonjë banor apo qytetar tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sin Boy është një reper shqiptar nga Greqia, i cili u rikthye këtë vit në Prishtinë për të ndërtuar këtu një karrierë muzikore si reper. /Telegrafi/

Exit mobile version