Telegrafi

Përfshihet nga zjarri shtëpia e ish-presidentit Bill Clinton (Foto)

Ka shpërthyer zjarr në njërën prej dhomave të gjumit në shtëpinë e ish presidentit amerikan Bill Clinton, që ndodhet në Chappaqua të Nju Jorkut.

Raportohet se është intervenuar me shpejtësi dhe zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa nuk janë dhënë detaje lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.

CBS New York ka dërguar një helikopter, për të parë se çfarë ka ndodhur dhe siç shihet, në pjesën e jashtme nuk vërehet ndonjë dëmtim.

Dhoma që u përfshi nga flakët

Sipas burimeve të afërta, flaka kishte shpërthyer në dhomën e shtëpisë së mysafirëve dhe jo në atë ku jeton ish-presidenti Clinton dhe gruaja tij Hillary, të cilët nuk ndodheshin aty për momentin. /Telegrafi/