Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në orët e vona një veturë është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në ora 23:40.
“Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën lidhur me rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se një veturë është përfshirë nga zjarri”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/