Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një tyrbe në Istog, rasti në hetim

Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt fetar (tyrbe).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.04.2023 rreth orës 01:32 në fshatin Veriq, Istog.

Tutje thuhet se nuk dihet vlera e dëmit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një objekt fetar (tyrbe). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/