Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nemanjina” në veri të Mitrovicës, të premten në ora 21:40.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e saj”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante si dhe ekspertët e zjarrit ku sipas tyre dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga rryma. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/