Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec, nuk ka të lënduar

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:30, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe nuk ka persona të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, është përfshi nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi.

 

 

 

Exit mobile version