Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sot pasdite në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur tek “Qafa”, kanë bërë të ditur për Telegrafin qytetarët të cilët edhe kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas qytetarëve fillimisht janë ndezur mbeturinat e pastaj shtëpia ka marrë flakë.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar. Telegrafi ka provuar të marrë përgjigje nga ana e policisë por të njëjtit nuk kanë kthyer asgjë. /Telegrafi/