Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një shtëpi është përfshirë zjarri, mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/