Restoranti “Ujëvara e Drinit” në Radavc të Pejës është përfshirë sonte nga zjarri.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Pejës.
Sipas kësaj drejtorie, zjarrfikësit e Komunës së Pejës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe arritën ta shuajnë zjarrin e madh që ka kapluar restorantin në fjalë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gzim Gashi i ka thënë Klan Kosovës, se tre persona janë alivanosur si pasojë e zjarrit, por janë jashtë rrezikut për jetë.
“Është djegur kulmi i restorantit dhe një pjesë e katit të sipërm, por zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë ai. /Telegrafi/