Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Një punëtori është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00 në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (një punëtori ) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version