Site icon Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një punëtori mobiliesh në Prizren, dëme të konsiderueshme materiale

Foto ilustruese

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:10 në rrugën “Arta”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak të problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e dëmit është e konsiderueshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri. Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak të problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e dëmit është e konsiderueshme”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version